Lajme

​Veseli: Podujeva meriton një kryetar të zoti si Naim Fetahu

03/08/2020 21:07
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta, kanë marrë pjesë në organizimin e qindra grave të PDK-së në Podujevë në mbështetje të Naim Fetahut për kryetar të ardhshëm të Podujevës. Pikërisht këtë ditë, Naim Fetahu ka edhe ditëlindjen.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Podujeva meriton më mirë dhe e meriton një kryetar të zoti si Naim Fetahu.

“Bashkë me Violetën sonte ishim në takim me qindra gra të nderuara të Podujevës, të cilat janë mbledhur për 8 Marsin dhe në mbështetje të Naim Fetahut për kryetar të Podujevës, i cili po ashtu sot feston ditëlindjen. Podujeva meriton më mirë! Podujeva meriton një kryetar punëtor si Naim Fetahu”, ka shkruar Veseli.

04/22/2020 17:01

Veseli: PDK-ja është opozitë, nuk pranojmë ftesa për koalicion nga askush!