Lajme

​Veseli: E dhimbshme si nuk janë dënuar xhelatët e masakrës së Belegut

03/29/2020 14:49
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se 21 vjet më parë, aparati policor dhe ushtarak i Serbisë kreu një ndër krimet më të rënda kundër njerëzimit duke masakruar 49 shqiptarë në fshatin Beleg të Deçanit.

Veseli ka shkruar se është tepër e dhimbshme sot që xhelatët e këtij krimi barbar ende nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia ndërkombëtare dhe që shumica e viktimave edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur.

“Partia Demokratike e Kosovës është kujdesur për familjet e Viktimave Civile të Luftës dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta si asnjë parti tjetër dhe do vazhdojë t’iu gjendent në krah. Ndryshe nga qeveritë e tjera, sikurse kjo në ikje, PDK-ja ka dëshmuar vepra e jo veç fjalë në ndihmë të këtyre kategorive. Këtë gjë e provon fakti që nën qeverisjen e PDK-së, buxheti i dedikuar për këtë pjesë të ndjeshme të shoqërisë së Kosovës ka ardh ur në rritje”, ka thënë ai.

21 vjet më parë, aparati policor dhe ushtarak i Serbisë kreu një ndër krimet më të rënda kundër njerëzimit duke…

Publiée par Kadri Veseli sur Dimanche 29 mars 2020

 

04/22/2020 17:01

Veseli: PDK-ja është opozitë, nuk pranojmë ftesa për koalicion nga askush!