Sporti

​Varane: Do të vazhdoj t’i flas Mbappes për Realin

10/09/2019 23:21
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Realit, Raphael Varane ka thënë se dëshiron që sulmuesi Kylian Mbappe, t’i bashkohet Realit.

Francezi është lojtari më i kërkuar nga presidenti Florentino Perez në verën e ardhshme.

Dhe Varane e ka bërë të qartë se dëshiron që Mbappe t’i bashkohet gjigantit spanjoll, transmeton KosovaPress.

“E dua Mbappen në klub dhe nëse ndonjë herë me pyet, do t’i tregoj gjëra të mira për Realin”, deklaroi ai.

Kontrata e Mbappes me klubin francez skadon në vitin 2022.