Fit&Sexy

​Vaji i peshkut, i domosdoshëm për të gjithë

12/06/2017 08:17
nga:N S

Vaji i peshkut i cili ka shumë efekte të shëndetshme për organizmin tonë, fitohet nga mëlçia e peshqve që jetojnë në detrat e ftohta.

Rekomandohet për konsum sepse përmban acide yndyrore omega-3.Këto acide peshqit i marrin nga algat të cilat i konsumojnë si ushqim. Acidet yndyrore Omega-3 që ndodhen në vaj, ndihmojnë në përmirësim të nivelit të kolesterolit dhe parandalim të sulmit në zemër, zvogëlim të rrezikut nga kanceri i gjirit, suplement për nënat shtatzëna i cili ndihmon në zhvillimin e trurit të embrionit. Ky vaj është i shëndetshëm për njeriun dhe këshillohet të përdoret gjatë periudhës vjeshtë – dimer.