Sporti

​Urimi i ambasadorit britanik për Federatën e Basketbollit

07/29/2018 22:52
nga:Lorik J

Ambasadori britanik, Ruairí O’Connell ka uruar kombëtaren e basketbollit të Kosovës për fitoren ndaj Qipros.

“Urime Basketball Federation of Kosovo. Edhe një herë rinia e Kosovës ka treguar çka mund të arrijë Kosova nësë kushtet krijohen për të rinjtë. Ju lumtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kombëtarja e Kosovës u18 në basketboll ka fituar ndaj Qipros në finalen e Kampionatit Evropian të Divizionit C. Kosova fitoi përballje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me rezultatin, 73-64.

Pas kësaj fitore, Kosova ka arritur vendin e parë në këtë turne edhe gjithashtu ka siguruar pjesëmarrjen në Divizionin B për vitin e ardhshëm.

Në çerekun e parë, Kosova ishte largë më e mirë dhe fitoi me rezultatin 23:7. Kosova ishte më e mirë edhe në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me rezultat 16:13.

Edhe në pjesën e dytë, Kosova zhvilloi ndeshje jashtëzakonisht të mirë – ku si përfundim fituan me rezultatin 73-64.

Vlen të theksohet se në gjysmëfinale Kosova shënoi fitore ndaj Irlandës, ndërsa Qipro e mposhti San Marinon.

11/17/2019 23:29

O’Connell rikthehet në Prishtinë, me fanellë të Kosovës flet pas ndeshjes me Anglinë