Sporti

​Tre mbrojtës nën vëzhgimin e Barcelonës

11/03/2017 17:25
nga:Y.K

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi qendror për të përforcuar repartin defanziv

Milan Skriniar i Inter-it, Kalidou Koulibaly i Napoli-t dhe Dayot Upamecano i Leipzig-ut, janë tre mbrojtësit të cilët po përcillen nga “Katalanët”

Sipas Mundo Deportivo, ekipi i Ernesto Valverde-s do të largojë dyshen e mbrojtjes, Thomas Vermaelen dhe Javier Mascherano, në janar ose në fund të sezonit.

Ata dëshirojnë të shtojnë konkurrencën në këtë repart, ku dyshen e mbrojtjes e përbëjnë Gerard Pique dhe Samuel Umtiti. Për transferimin e ndonjërit nga këta mbrojtës, ekipi spanjoll do të duhet të paguajë shuma të larta parash, pasi ata janë në formë fantastike në këtë sezonë, dhe ekipet e tyre kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë lehtë prej tyre.

11/18/2017 23:08

Kjo statistikë po tmerron Real Madridin (FOTO)