Lajme

​Thaçi: Nuk e kam ditur e as nuk kam pasur ndikim në vendimin e Kushtetueses

06/09/2020 20:58
nga:E Sh

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin për mandatarin e qeverisë.

Ai ka thënë se nuk ka pasur ndikim në të dhe as nuk e ka ditur vendimin.

“Nuk e kam ditur vendimin, nuk kam pasur asnjë ndikim as që kam pretenduar të kem ndikim por relaksimi im ka ardhë nga ai se kam qenë i bindur në vërtetësinë e dekretit tim sepse në procedurë kam respektuar vullnetin e qytetarëve, të 2/3 të përfaqësueve të zgjedhur dhe aktgjykimin e vitit 2014”.

Thaçi ka komentuar çështjen e dorëheqjes së tij, një çështje e cila u përfolë mjaft që kur u dërgua dekreti në Kushtetuese për mandatarin e Qeverisë së re.

Ai ka thënë se kjo nuk ka qenë çështje për diskutim, teksa u shpreh se relaksimi i tij ato ditë kur po shqyrtohej dekreti nga Gjykata ishte për shkak të bindjes së tij se kishte të drejtë për dekretin që kishte ngritur.

“Ajo çështje nuk ka qenë fare për tu diskutuar se ka qenë çështje e një dekreti që mund të jetë i drejtë apo jo i drejtë por nuk ka të bëjë fare me dorëheqje. Dihet vendimi i Gjykatës, është ndërtu qeveria dhe jemi në fazë të re”, tha ai në Rubikon.

 

05/28/2020 22:56

‘Mbështetësit e Albin Kurtit’: S’ka ma pika t’kuqe, shihemi n’shesh