Lajme

​Thaçi: Kosova, gati për marrëveshje me Serbinë!

06/15/2020 19:36
nga:N.K

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme për të arritur marrëveshje historike paqësore me Serbinë, njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike, shkruan GazetaBlic.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se tani u takon institucioneve të Kosovës që të tregojnë mençuri dhe maturi në ndërtimin e unitetit dhe koordinimit me partnerët tanë strategjikë dhe të përkushtohemi që ta përmbyllim me sukses këtë proces.

Shkrimi i plotë:

Udhëheqja e proceseve të mëdha politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë përcaktuese për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.

Si President i Republikës së Kosovës e mirëpres ftesën për ta rifilluar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe të dërguarit special të tij ambasadorit Richard Grenell.

Kosova është e gatshme për të arritur marrëveshje historike paqësore me Serbinë, njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike.

Tani i takon institucioneve të Republikës së Kosovës që të tregojnë mençuri dhe maturi në ndërtimin e unitetit dhe koordinimit me partnerët tanë strategjikë dhe të përkushtohemi që ta përmbyllim me sukses këtë proces. HTH

E konfirmon Grenell: Më 27 qershor Kosova dhe Serbia takohen në Washington për dialogun!

Thaçi: Mirëpres ftesën e SHBA’së për vazhdim të dialogut nën drejtimin e Trump dhe Grenell

08/02/2020 12:41

Thaçi: Më kanë pikëlluar pa masë vdekjet e ditëve të fundit nga COVID-19!