Lajme

​Thaçi flet për hapat që do të ndërmarrë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti

04/02/2020 14:01
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në lidhje me hapat që duhet të ndërmarrë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Ai është shprehur se Kosova gjendet në një situatë, e cila në njërën anë karakterizohet me rrezikun e shtuar nga pandemia e virusit COVID-19 dhe në anën tjetër me votën e mosbesimit për Qeverinë Kurti të datës 25 mars 2020.

“Në këto rrethana është qenësore që të konsultohemi dhe të veprojmë me përgjegjësi para qytetarëve”, ka thënë presidenti Thaçi i cili gjatë ditës ka vazhduar konsultimet me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për të diskutuar për zhvillimet aktuale politike, por edhe nga fusha e shëndetësisë dhe sigurisë në Kosovë.

Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e AKR-së dhe ka pritur në takime të ndara përfaqë suesit e Listës Serbe, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë dhe kryetarin e AAK-së.

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!