Lajme

​Thaçi: Bashkimi i aleatëve perëndimor të Kosovës, e bën të domosdoshëm përfundimin e dialogut me Serbinë

02/15/2020 13:37
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i Kosovës, i cili po merr pjesë në Konferencën e Mynihut për Siguri, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se bashkimi i aleatëve strategjik perëndimorë të Kosovës, e bën të domosdoshëm përfundimin e procesit të dialogut me Serbinë, shkruan GazetaBlic.

Postimi i plotë:

Fjalimi i Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ishte frymëzues jo vetëm për rajonin tonë, por për mbarë Evropën dhe botën.

Paralajmërimi i tij për një koordinim më të madh ndërmjet SHBA-së dhe Evropës do të forcojë unitetin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, i cili në tri vjetët e fundit kishte munguar.

Ky unitet do të reflektojë edhe në bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës, duke krijuar një bazë të fuqishme për tejkalimin e sfidave historike që janë para nesh.

Bashkimi i aleatëve strategjikë perëndimorë të Kosovës, e bën të domosdoshëm përfundimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke projektuar të ardhmen e shtetit tonë, bazuar në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. HTH

Fjalimi i Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ishte frymëzues jo vetëm për rajonin…

Publiée par Hashim Thaçi sur Samedi 15 février 2020

05/26/2020 13:51

Thaçi për Lajçakun: Nuk marrë pjesë në negociata që i udhëheq ai