Lajme

​Takohen Zaev, Ahmeti dhe Xhaferi

11/29/2017 19:53
nga:A. R.

Kërkesa e gjykatës për heqjen e imunitetit ndaj deputetëve të dyshuar, është pranuar nga kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe nga ai pritet që të kërkojë nga Komisioni për çështjen e imunitetit që të vendosin për imunitetin e gjashtë deputetëve të VMRO DPMNE-së.

Ndërkohë mësohet se Xhaferi për momentin është në takim me Zaevin dhe Ahmetin, pikërisht në institucionin ligjvënës.

Nga BDI-ja për Alsat thonë se në takim bisedohet për zhvillimet e fundit politike në vend.

03/26/2020 23:36

Shpend Ahmeti thotë se në pesë apo gjashtë lagje të Prishtinës ka raste me Covid-19