Sporti

​Sulmuesi i Romës refuzon Tottenhamin

12/10/2019 17:42
nga:M K

Jose Mourinho i ka kërkuar drejtuesve të Tottanhamit një përforcim për sulmin në merkaton e janarit, pasi në ekip mungon një alternativë për të zëvendësuar Harry Kane, siç ishte vitin e kaluar Fernando Llorente.

Drejtuesit londinezë kanë kontaktuar drejtuesit e Romës, ku kanë kërkuar të hyjnë në bisedime me Edin Dzekon.

Mirëpo një gjë e tillë nuk është pranuar nga romakët, të cilët i janë përgjigjur negativisht kësaj kërkese.

Siç shkruan “Corriere dello Sport”, si drejtuesit e klubit ashtu edhe vet lojtari ka refuzuar kalimin në Premier Ligën angleze tek klubi i Tottenhamit.

01/11/2020 09:47

Formacionet e mundshme: Tottenhem – Liverpool