Sporti

​Reali gjen zëvendësuesin e Navas

08/22/2019 23:30
nga:M K

Gjiganti spanjoll ka mbetur pa portier rezervë.

Real Madridi është duke u munduar ta transferojë në klub portierin e Milanit, Pepe Reina.

“Los Blancos”, janë në kërkim të një portieri pasi Keylor Navas ka kërkuar të largohet nga klubi.
Me Andriy Lunin dhe Luca Zidane, të cilët janë të huazuar në Valladolid dhe Racing Santander, gjiganti spanjoll ka mbetur pa portier rezervë.

Përpos Reinas, Reali ka shfaqur interesim për portierin e Evertonit, Maarten Stekelenburg dhe atë të Chelseas, Willy Caballero.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim, aty ku pritet të mësohet shumëçka sa i përket këtij operacioni transferimi.

08/29/2019 09:35

Real Madridi dhe PSG-ja në bisedime për një shkëmbim të madh