Lajme

​Projektligji për Dhomën e Posaçme shtyhet për korrik

06/28/2018 12:46
nga:A. R.

Seanca e jashtëzakonshme ka përfunduar me mos shqyrtimin e projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Kjo pasi kishte mospajtime në mes pozitës dhe opozitës.

Derisa pozita insistonte që ky projektligj të shqyrtohen në procedurë të shpejt, opozita e kundërshtonte, duke thënë se ka nevojë të analizohet projektligji.

I gjithë debati dhe mospajtimet, të cilat zgjatën për disa orë, përfunduan me një marrëveshje në mes ministrit dhe shefave të grupeve parlamentare, ku parashihet që më 9 korrik të shqyrtohet ky projektligj në lexim të parë.

Seanca e jashtëzakonshme e KuvenditLIVE

Publiée par GazetaBlic sur Jeudi 28 juin 2018

07/22/2019 00:35

Ky është emri i serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte