Sporti

​Prishtina huazon 8 futbollistë në Superligë dhe në Ligën e Parë

02/01/2020 12:01
nga:M K

Skuadra më e madhe kosovare, Prishtina mbrëmë ka konfirmuar se ka huazuar tetë futbollistë në klube të ndryshme të Superligës dhe Ligës së Parë.

Përmes faqes zyrtare të klubit në rrjetin social “Facebook”, ka konfirmuar marrëveshjen me tre lojtarë, derisa lajmëroi edhe për largimet e tetë lojtarëve, Alban Shillovës, Agon Xhakës, Trimror Selimit, Ramush Ramadanit, Jon Bajgorës, Art Malokut, Armend Gashit e Lis Ahmetit, shkruan GazetaBlic.

Kryeqytetasit dëshirojnë që lojtarët e lartpërmendur të kenë më tepër minutazh, andaj edhe kanë vendosur që t’u gjejnë ekip tjetër.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse do të dalë si operacion i suksesshëm, kur kemi parasysh faktin se Prishtina pritet të jetë një nga kandidatet për titull në Superligë.

/GazetaBlic/

05/08/2020 15:59

FC Prishtina kërkon rifillimin e kampionatit