Sporti

​Prishtina deklason Besën, ngjitët në krye, Vllaznia e Gjilani ndajnë pikët

10/21/2017 16:04
nga:Y.K

Prishtina ka bërë hapin gjigant, duke mundur Besën e Pejës, me rezultat 4-0, dhe duke u ngjitur në krye të tabelës.

Prishtinasit janë treguar skuadër dominuese në duel me pejanët, kurse, Makenda (22’), Januzi (24’) dhe Ahmeti (40’, 80’) shënuan për fitoren e kryeqytetasve të cilët tani kanë 21 pikë dhe marrin ‘timonin’ e renditjes tabelore, derisa, Besa në kuotën e 12 pikëve, shkruan KosovaPress.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të ditës së sotëm, Vllaznia e Pozhoranit dhe Gjilani kanë luajtur pa gola.

Vllaznia e Bylbyl Sokolit dhe Gjilani i Arbnor Morinës, u ballafaquan në stadiumin e qytetit te Gjilanit, në një ndeshje të nivelit mesatare, me dominimin e lehtë të gjilanasve, por që golat i munguan kësaj ndeshje.

Gjilani renditet e treta me 19 pikë, ndërkaq, Vllaznia është e fundit me vetëm 5 pikë.Superliga

/Java e 11-tëRezultatet

Prishtina-Besa 4-0

Vllaznia (P)-Gjilani 0-0

Dje

Drenica-Feronikeli 0-0

Liria-Llapi 3-0

Drita-Trepça ’89 1-1

Flamurtari-Vëllaznimi 1-1 ( e ndërprerë)

07/11/2018 17:29

Formacionet zyrtare: Fola – Prishtina