Lajme

​PDK-ja mbledh nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme

04/07/2020 16:45
nga:N.K

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza tha se kanë dorëzuar kërkesën në Kuvend për seancë të jashtëzakonshme për datën 14 prill, lidhur me pakon financiare për luftën kundër Covid19.

Ai tha se nënshkrues janë edhe deputetët e AAK-së, Nismës 6+ dhe deputetë të pavarur.

“Me qellim të adresimit të sfidave që i kemi para vetës si shtet, ne si PDK e kemi dorëzuar kërkesën me nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme me datë, 14 prill, ditën e martë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë deputetët nënshkrues të kësaj kërkese, deputetët e PDK-së, AAK, Nisma, 6+. Kjo çështje shkon përtej çështjeve partiake”, tha Hamza në një konferencë për media.

Ai tha se pako e masave ka të të bëjë me aspektin social dhe ekonomik.

“Jemi shumë të hapur për një bashkëpunim, kohezion të brendshëm, për pranimin e propozimeve edhe nga partitë e tjera në Kuvend, siç presim kontribut edhe prej LDK-së dhe VV-së. Janë propozuar disa masa nga qeveria, nuk janë të mjaftueshme dhe qeveria është vonuar me këtë pako të masave. Është vërejtur mungesë e aspektit profesional”, tha ai.

“Ky propozim përfshinë pako e cila shkon deri në 320 milionë euro. Pagat për të punësuarit në sektorin privat, të paguhen nga 300 euro në muaj për 3 muaj. Përkrahja e ndërmarrjeve private, propozojmë fond 40 milionë euro për përkrahje të ndërmarrjeve te sektorit privat. Parashikohen edhe lirime të tjera sa i përket tatimit fitim qira, dhe shtyrjes së tyre”, tha ai.

PDK mban konferencë për media

PDK mban konferencë për media

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 7 avril 2020

03/15/2020 13:37

Bedri Hamza: Buxheti u votua në mënyrë klandestine – s’përputhet me premtimet