Lajme

​Parashikimi i motit

06/03/2020 07:32
nga:E Sh

Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Edhe dita e mërkurë mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga veriperëndimi, kështu që sa i përket temperaturave, ato mbesin konstante me ditët paraprake.

Dita e enjte premton mot më të ngrohtë dhe drejt stabilizimit, por që rigat e dobëta mund të jenë prezent në disa pjesë të Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, por jo edhe ato agrometeorologjike për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës dhe mungesës së prezencës së rrezeve të diellit në ketë 10 ditshin e fundit.