Lajme

​Një nënë vetushqyese nga Klina e Epërme vendoset në banesat sociale

03/25/2020 21:18
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari sot ka kërkuar nga punëtorët socialë të Qendrës për Punë Sociale të vizitojnë serish një nënë vetushqyese nga Klina e Epërme.

Gjatë vizitës, pasi punëtorët kanë paralajmëruar zonjën Tahiri se ajo duhet të këtë më shumë përgjegjësi për fëmijën e vogël dhe nuk ka të drejtë ta mbajë në kushte të tilla përderisa i kanë ofruar banim te banesat sociale, ajo ka pranuar që të vendoset në këto banesa, thuhet në komunikatë.

 

Pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga Komuna e Skenderajt, hoxhë Halil Kastrati ka marrë përsipër mobilimin e banesës për të krijuar kushte të përshtatshme për vendosjen e nënës e fëmijës brenda dy ditëve në banesë.

 

“Faleminderit, i nderuar hoxhë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm dhënë familjeve në nevojë”, shkruan kryetari Jashari.

Sot kam kërkuar nga punëtorët social të Qendrës për Punë Sociale që të vizitojnë përseri nënën vetë ushqyese nga Klina…

Publiée par Bekim Hamëz Jashari sur Mercredi 25 mars 2020