Lajme

​Nga dëmtimi i një gypi, disa pjesë të Prishtinës mbesin pa ujë të pijes

09/23/2021 22:15
nga:M K

Punimet individuale, gërmimet private, shpeshherë po krijojnë probleme në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

Një dëmtim i tillë ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, ku nga disa gërmime private është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në lagjen “Nic”.

Me këtë rast, KRU “Prishtina’ është detyruar të ndërpres furnizimin me ujë nga ai gyp, deri në sanimin e defektit.

Pa furnizim me ujë të pijshëm deri nesër mbesin: Lagjja “Nic”, lagjja “Veternik” pjesët kah lagjja “Qëndresa”, Çagllavica dhe fshati Miradi.