Lajme

​Në Prishtinë arrestohen dy meshkuj dhe tri femra për prostitucion

02/27/2020 11:31
nga:Y I

Policia e Kosovës me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka kontrolluar dje një lokal, me ç’rast ka arrestuar pesë persona, dy meshkuj dhe tri femra, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale mundësim ose detyrim në prostitucion, ofrimi i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerja.

Të dyshuarit e arrestuar janë B.M. (1988) mashkull kosovar, M.K. (1987), mashkull kosovar, E.A. (1997), femër kosovare, Sh.A. (2000), femër kosovare dhe

M.S. (1988), femër kosovare.

Hetuesit policorë, si prova materiale kanë sekuestruar përkohësisht tetë telefona mobil, një DIVI-ar i kamerave dhe prova tjera relevante lidhur me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.