Cult

​Ndahen çmimet e “Prishtina International Theater Festival 2017”

10/21/2017 07:40
nga:M H

Sot mbahet mbrëmja finale e ndarjes së çmimeve në festivalin “Prishtina International Theater Festival 2017”, që po mbahet në Teatrin AAB “Faruk Begolli” në Prishtinë.

Mbrëmja finale do të mbahet nga ora 20:00 me programin garues të festivalit me shfaqjen përfaqësuese të Kosovës “Armiku i popullit” në regji të Fatos Berishës.

Ndarja e çmimeve do të bëhet nga ora 22:00, shoqëruar nga një program artistik.