Sporti

​Mustafi i hapur për largimin nga Arsenali

09/22/2019 13:41
nga:M K

Shkodran Mustafi mund të mos e ketë të gjatë aventurën e tij tek Arsenal.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare nuk ka pasur paraqitjet më të mira të mundshme në Londër dhe tani është i hapur për një largim të mundshëm.

‘Calciomercato’ shkruan se Shkodran Mustafi mund të transferohej në Serie A, tek skuadra e Romës gjatë verës.

Lidhur me të ardhmen e tij ka folur edhe vet lojtari, pas fitores së Arsenalit në Ligën e Evropës, duke thënë:

“Kam dy vite kontratë. Nuk dua të nis luftë me liderët, jam gati të dëgjoj çdo propozim.”

“Jam i hapur për të gjitha mundësitë”, ka thënë tutje Mustafi.Lojtari nuk pëlqehet edhe aq nga tifozët e skuadrës së Arsenalit, pasi shpeshherë ai di të bëjë gabime që sjellin direkt golin.

08/20/2019 17:15

Punë e kryer, Mustafi transferohet të gjiganti i Serie A