Lajme

​Ministri Quni: SHBA nuk ka ndërpre programin e trajnimeve për FSK-në, janë spekulime

03/10/2020 21:49
nga:N.K

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka mohuar informacionet se SHBA ka ndërpre programin e trajnimeve me Ushtrinë e Kosovës.

Në mbrëmjen e sotme kanë qarkulluar informacione se SHBA ka venë sanksione ndaj FSK-së, duke ndërpre programin e trajnimeve.

Ai ka thënë për RTK, se të gjitha këto që paraqiten në media janë spekulime, sepse ai dhe autoritetet e FSK-së jemi në kontakte të vazhdueshëm me akterët relevant, që së bashku kanë bërë planifikimet e aktiviteteve të trajnimeve.

“Është ndërtuar besueshmëria bilaterale dhe të gjithë ata që flasin me dezinformata nuk kanë informacione të duhura”, tha ai dhe shtoi se deri më tani nuk kanë pasur asnjë komunikim të natyrës së tillë dhe asnjë njoftim zyrtar.

Ai ka folur edhe për deklaratat e senatorit amerikan dhe djalit të Presidentit Trump, për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

“Duke e njohur natyrën dhe protokollin që duhet ndjekur kur shkëputet një marrëveshje, një kontratë, kjo çështje do kohë dhe proceduar deri në marrjen e një vendimi. Por natyrisht që krijon shqetësim, por po flasim për natyrën e procedurave ushtarake, pasi që nuk shkon siç shprehen disa autoritete në SHBA”, tha ai. 

03/25/2020 17:48

Deputeti i VV-së: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e saj për propozimin e Qunit!