Sporti

​Milan – Fiorentina, formacionet e mundshme

09/29/2019 11:15
nga:M K

Milan kërkon të dalë nga kriza e rezultateve sontenë përballjen ndaj Fiorentinës.

Milan përballet sonte me Fiorentinën, skuadër që, ndonëse renditet më poshtë në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A nuk ka fare probleme në aspektin e lojës.

Përkundrazi nëse ekipi i Milanit është shfaqur pa identitet, pa shumë karakter dhe me një formacion ku mungon harmonia ndërmjet reparteve, te skuadra vjollcë vihet re krejtësisht e kundërta.

Nën drejtimin e ish-trajnerit të Milanit Vincenzo Montella ekipi toskan luan shumë më mirë, por klubit nga Firenze i mungojnë rezultatet, e për pasojë në tabelën e renditjes skuadra e Fiorentinës pozicionohet vetëm në vendin e 15-të, madje edhe me një pikë më pak se sa ekipi kuqezi.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

11/10/2019 10:28

Formacionet e mundshme: Juventus – Milan