Lajme

​Merkel në karantinë për shkak të koronavirusit

03/22/2020 19:21
nga:Norë Kelmendi

Kancelarja Angela Merkel tani duhet të kalojë në karantinë, ka njoftuar zëdhënësi i saj Steffen Seibert.

Menjëherë pasi shpalli masa drastike, në të gjithë Gjermaninë për kufizimin e kontakteve, Merkel u informua se ajo kishte qenë në kontakt me një doktor të premten, i cili ndërkohë ishte testuar pozitiv për koronavirusin, transmetojnë mediat gjermane.

Vendimin e kancelares Merkel e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. “Mjeku i cili i ka dhënë kancelares të premten një vaksinë kundër pneumokokeve, është diagnostifikuar sot pozitiv në virusin Corona”, bëri të ditur zëdhënësi Seibert.

Kancelarja Merkel ka bërë menjëherë një test. Por Seibert tha se testimet do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, sepse vetëm një test nuk mjafton.

Vetëm pak minuta para se të merret vesh ky lajm, kancelarja Merkel ka mbajtur një takim me gazetarë, ku ka publikuar vendimin e qeverisë dhe landeve të Gjermanisë, për ashpërsimin e masave kundër virusit Corona në këtë vend. Për infektimin e mjekut të saj ajo është informuar pas përfundimit të konferencës me gazetarë.

05/11/2020 21:18

​Rusët hakojnë e-mailin e kancelares Merkel