Lajme

​MASHTI deklarohet rreth gjendjes me koronavirus

03/09/2020 15:06
nga:E Sh

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës epidemiologjike të koronavirusit.

MAShTI ka zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe është duke shqyrtuar mundësinë që në bashkëpunim me MSh dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të merren masa tjera në përputhje me situatën.

MAShTI dhe MSh do të kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet në mbledhjen e qeverisë, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kosova nuk është e prekur nga koronavirusi, sëmundje kjo që është përhapur në pothuajse në të gjithë botën.

05/31/2020 20:44

Hapja e kafiterive, çerdheve e kufijve, këto janë vendimet që morri sot Qeveria Kurti!