Lajme

​Marihuanë e kokainë në banesë, arrestohet

10/10/2019 14:51
nga:B. D

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 34 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël 2 gramë kokainë dhe një peshore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.