Lajme

​Lekaj: Vetëm Kurti nuk i beson SHBA-së, sepse nuk beson në vlerat demokratike të saj

03/28/2020 12:59
nga:Y I

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se SHBA ka konfirmuar për të disatën herë që është në përkrahje të plotë të Kosovoës dhe sovranitetit të saj.

Por sipas tij, është një njeri që nuk i beson SHBA-së, e ai është ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Lekaj ka theksuar se Kurti nuk beson në vlerat demokratike amerikane, në nuk beson në ekonominë e lirë të tregut, nuk beson në liritë dhe të drejtat e njeriut.

E këto janë tri shtyllat e demokracisë së SHBA-së, ka thënë Lekaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Mbrëmë dhe sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës na konfirmuan për të disatën herë se qëndrojnë në përkrahje të plotë pranë popullit të Kosovës dhe sovranitetit të republikës tonë.

Por, ka një njeri që nuk u beson atyre. Ky është ish kryeministri Kurti, sepse ai nuk beson në vlerat demokratike amerikane. Nuk beson në ekonominë e lirë të tregut. Nuk beson në liritë dhe të drejtat e njeriut. Këto tri elemente janë shtyllat e ShBA-ve. Pikërisht në këto tre shtylla ai ka pikëpamje të ndryshme. Ai beson në totalitarizëm, në barazinë e klasave dhe në cungimin e të drejtave themelore. Ai ishte as më shumë e as më pak se një diktator në tentativë, andaj dhe u detyruam që ta heqim.

Sot gjatë ditës kam pyetur veten disa herë çfarë do të ndodhte me Kosovën sikur në procesin e Rambujesë, me Kosovën të udhëheqte zoti Kurti. Me siguri nuk do ta kishim ende lirinë.

Çfarë do të ndodhte me Kosovën sikur në procesin e Dialogut të Vienës edhe aty të ishte zoti Kurti, ai nuk do e pranonte planin e Ahtisarit. Nuk do të kishim as pavarësinë.

As në vitin 1999 as në vitin 2008 e as në vitin 2020 zotit Kurti nuk do ia lemë në dorë raportet e shenjëta Kosovë – Amerikë sepse këto raporte nuk mund t’i udhëheqë një mashtrues konspiraci onist i konfirmuar.