Lajme

​Kurti emëron Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik

02/13/2020 19:06
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot shtetasin amerikan, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik i kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut.

Me këtë rast kryeministri Kurti i ka uruar këshilltarit Tienmu Ma, suksese në punën e përbashkët në udhëheqje të ekzekutivit.