Lajme

​Kontrabanda me migrantë, kapet një person te Dheu i Bardhë

11/24/2021 22:13
nga:Y I

Policia Kufitare, gjatë një kontrolli sot në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollit në veturën e drejtuar nga një shtetas i Serbisë, është identifikuar një person i moshës 29-vjeç, i cili kishte marrë premtime se do t’i sigurohet hyrja pa vizë në Austri, për një pagesë fillestare 100 euro dhe shumën tjetër prej 1500 euro pasi të hyjnë në Hungari, thuhet në komunikatë.

29-vjeçari tashmë kishte paguar 100 euro personit të dyshuar. Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore.