Lajme

​Konjufca: Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë LDK-së, do të krijohet precedent i rrezikshëm

05/28/2020 21:30
nga:E Sh

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse Kushtetuesja i jep të drejtë partisë së dytë të formojë Qeveri, atëherë do të krijohet një precedent i rrezikshëm kur çdo herë partia e dytë do të rrëzojë qeveri dhe merr pushtetin.

“Nga vendimi i cili pritet të del prej Gjykatës Kushtetuese, aty është i parashtruar një problem, në mënyrë të saktë dhe i argumentuar mjaft mirë.”.

“Kemi të bëjmë me një pyetje, se çka ndodhë në Kosovë pas një mocioni të votëbesimit për Qeverinë, kur këtë mocion që e ngriti partneri i koalicionit [LDK] për me rrëzu Qeverinë”, ka thënë Konjufca duke aluduar që kjo është çështja kryesore sipas tij, e cila duhet të shtrohet gjatë marrjes së vendimit të Kushtetueses.

Konjufca në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që presidenti Thaçi ka ndërhyrë në këtë zhvillim, duke tejkaluar çdo kompetencë të tij kushtetuese për të zgjedhur Qeverinë e re.

“Është ndërhyrje në procesin politik, me ç’rast pas rënies së qeverisë i është drejtuar Kurtit sa i përket situatës së re. Vetëvendosje dhe Kurti si kryetar i partisë, ia ka kthyer presidentit dy letra, të rëndësishme nga përmbatja dhe këto duhet të merren parasysh prej gjykatës, pasi janë fakte”.

“Nëse Kushtetuesja vendos ndryshe dhe thotë që nuk ka rëndësi kush i ka fituar zgjedhjet, vetëm kush mund të bëjë marrëveshje bashkë, atëherë prishet demokracia e vendit”.

Ai po ashtu ka thënë se presidenti nuk mund të thirret në 83 deputetë pasi që PDK-ja e cila ka 25 deputetë është kundër një qeverie të re dhe se e njëjta po kërkon zgjedhje të reja, në Rubikon.

Konjufca: Qëllimi i presidentit është me rrëzu qeverinë aktuale dhe me bë një që mund ta kontrollojë

06/11/2020 21:16

Rexhep Selimi: Gjykata Kushtetuese është gjykatë e Thaçit