Pas Reinas, Borinit edhe Caldaras, konfirmohet edhe largimi i katërt nga Milani.
Mbrojtësi i majtë zviceran, Ricardo Rodriguez, pritet të jetë futbollisti më i ri i Fenerbahces, përcjellë GazetaBlic.
Sipas raportimeve të fundit, federata turke ka aprovuar kalimin e tij te skuadra e madhe nga Stambolli, për shumën e 5 milionë eurove, kur mbyllet huazimi gjashtë mujor.
Ai nesër do të prezentohet në “Sukru Saraçoglu”. Përfaqësuesi helvet ishte njëri nga lojtarët e pjesës përbërëse të operacionit “fshesa”, ku Milani ka paraparë ndryshime rrënjësore.
Mbetet të shihet nëse deri në fund të merkatos, “kuq e zinjtë” do të afrojnë ndonjë tjetër mbrojtës të majtë, megjithëse aty momentalisht ka zënë vend Theo Hernandez, që po shkëlqen këtë edicion, duke shtuar edhe pesë gola për Rossonerët.
/GazetaBlic/