Sporti

​Konfirmohet e ardhmja e Cristiano Ronaldos

12/04/2019 12:39
nga:M K

Cristiano Ronaldo nuk është duke kaluar në formën e tij më të mirë tek kampioni italian, Juventus.

Portugezi gjithashtu ka probleme me trajnerin e skuadrës Maurizio Sarri, dhe kjo ka bërë që e ardhmja e tij tek kampi i Juventusit të jetë në dyshim.

Mediat italiane gjatë ditëve të fundit kanë raportuar se Ronaldo mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Torino.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar drejtori i klubit të Juventusit, Fabio Paratici i cili ka për mediat italiane ka thënë se Ronaldo do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm tek Juventusi.

“Ronaldo do të tregojë së është më i miri. Në opinionin tim, ai e meriton topin e artë. Portugezi do të jetë me Juventusin edhe sezonin e ri pa asnjë dyshim.

Ai do të fitojë një tjetër top të artë me ne dhe ne do ta mbështesim”, ka thënë Paratici.

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?