Sporti

​Java e 15-të e Superligës luhet këtë vikend, na presin super ndeshje

11/08/2019 10:08
nga:M K

Superliga e Kosovës nuk ka të ndalur.

Pasi përfunduan dje javën e 14-të, menjëherë nesër do të vazhdojnë atë të 15-tën.

Por, këtë herë do të jetë shumë “nxehtë”. Në 6 ndeshjet që pritet të luhen, të gjitha pritet të jenë mjaft interesante.

Të shtunën, do të takohen Feronikeli – Drita dhe Llapi – Prishtina.

Të dielën vazhdojnë edhe dy duele të tjera ku takohen Trepça’89 – Ballkani dhe Gjilani – Drenica, ndërsa të dielën katër ekipet që luftojnë për mbijetesë do të përballen me njëra-tjetrën.

Dukagjini e pret në Klinë Flamurtarin, ndërsa Ferizaj i shkon Vushtrrisë.

Kujtojmë që të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.

12/03/2019 14:57

​Superliga në basketboll me dy derbi, “Mizahir Isma” gati për spektaklin e stinorit