Sporti

​Inter – Cagliari, gjithçka çfarë duhet të dini për ndeshjen

04/17/2018 11:48
nga:Y.K

Sonte me fillim prej orës 20:45 do të zhvillohet ndeshja në mes të Interit dhe Cagliarit.

Interi kërkon patjetër fitoren pasiqë nësë edhe kësaj radhe dështon, do të jetë shumë e vështirë të sigurohet një vend për në Ligën e Kampionëvë, ku është dukë luftuar me skuadrat e qyteti të Romës, Lazion dhe Romën

 

Cagliari gjindet afër mesit të tabelës por që nuk e ka të sigurt qëndrimin edhe për vitin e ardhshëm në Seria A, kështu që edhe për ta kjo do të jetë një ndeshje mjaftë e vlefshme për tu fituar.

Në 3 ndeshjet e fundit Cagliari numëron dy humbje dhe një fitore. Interi në tri ndeshjet e fundit nuk është se ka treguar formë të mirë, duke mos shënuar asnjë gol, në dy barazimet dhe një humbje që ka pësuar nga Torino.Pesë ndeshjet e fundit në mes të Interit dhe Cagliarit në të gjitha kompeticionet flasin më mirë për skuadrën e Spalletit, të cilët numërojnë 4 fitore dhe një humbje.

Kështu që pritet që Interi të jetë favoritë ne letër por shpeshherë skuadra e Cagliarit ka ditur ti shfaq probleme zikaltërve. Të dy trajnerët do të luajnë me 11-shet më të mira të mundshmë, pasi kanë nevojë për pikë.Te Interi nuk do të mungojë askush, ndërsa Cagliari ka disa lojtarë të suspenduar për shkak të kartonëve.

Formacionet e mundshme të të dyjav skuadrave.INTER (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Brozovic, Gagliardini; Candreva, Rafinha, Perisic; IcardiCagliar(3-5-2): Cragno; Pisacane, Castan, Cappitelli, Farago, Cossu, Padoin, Ionita, Miangue, Pavoleti, Sau.