Lajme

​Hisen Berisha: Po e nisim hapin e fitores në miqësi të përhershme me SHBA-të

10/04/2019 11:03
nga:A. R.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se me ekipin e fitores të Partisë Demokratike të Kosovës, në krye me liderin demokrat Kadri Veseli po e nisin hapin e fitores për ta bërë Republikën e Kosovës shtet i pavarur, i integruar në BE, NATO dhe miqësi të përhershme me SHBA-të.

“Nga Vicianumi antik, 107 vite më parë Hasan Prishtina e nisi hapin e fitores për ta bërë Shqipërinë. Gjenerali i Unitetit Hisen Berisha me ekipin e fitores të Partisë Demokratike të Kosovës, në krye me liderin demokrat Kadri Veseli po e nisin hapin e fitores për ta bërë Republikën e Kosovës shtet i pavarur, i integruar në BE, NATO dhe miqësi të përhershme me SHBA-të”, ka shkruar ia.