Lajme

​Heroinë e kokainë në Gjakovë, dy të arrestuar

04/20/2019 10:52
nga:A. R.

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar disa qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë 1.31 gram, marihuanë 1.70 gram, dhe kokainë 0.38 gram.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Po në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë në peshë 0.36 gram.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.