Shoqata e Gastronomëve të Kosovës është distancuar ndaj protestës së sotme gjithëpopullore ndaj masave të reja anti-COVID-19, shkruan GazetaBlic.
Përveç kësaj, nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thonë se mbesin të distancuar edhe nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e lokaleve të gastronomisë, të cilat, sipas tyre, nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin pandemisë COVID-19.
“Të dashur qytetarë, gastronomë, institucione të vendit. Jemi dhe mbesim të distancuar nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e lokaleve të gastronomisë të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë. Poashtu, jemi të distancuar nga protesta e cila është thirrur të mbahet sot në ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë. Mbajeni maskën, mbajeni distancën. #gastroshembull #nolockdoën”, thuhet në reagimin e shoqatës./GazetaBlic