Lajme

​Gashi: Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Vetëvendosja, i çuditshëm

06/11/2020 16:47
nga:N.K

Pas dështimit të ratifikimit të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në seancën e sotme tha se mospjesëmarrja e Vetëvendosjes në votim për këto marrëveshje është e çuditshme.

Sipas tij, vet kjo parti sa ishte në pushtet i ka negociuar dhe dërguar në Kuvend këto marrëveshje që vendin do t’i sjellin miliona euro.

“Ka filluar me pëlqyer përmbajtja e ish partnerëve të koalicionit uroj që kjo vetëpërmbajtje të vazhdojë…përmbajtja e Vetëvendosjes po më duket e çuditshme. Qeveria e udhëhequr prej tyre e ka dërguar në Kuvend këtë raport, ashtu siç I ka dërguar të gjitha projektligjet e mëparshme që nuk morën pjesë në votim. Ashtu siç i ka aprovuar vet, nënshkruar në qeveri dhe dërguar për Kuvend. Është e çuditshme kjo sjellje. Gjithsesi ne si shumicë parlamentare do të tentojmë që për çështje që janë me interes nacional që kërkojnë 2/3 të ndërtojmë konsensus me partitë e opozitës”, tha ai.

Deputetët dështojnë të ratifikojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovëss

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Publiée par GazetaBlic sur Jeudi 11 juin 2020

07/29/2020 22:21

Sqarohet Arben Gashi rreth videos së publikuar: S’kam pasë kontakt fizik me deputetin e VV-së!