Sporti

​Fillojnë bisedimet për shkëmbimin Dybala-Icardi

08/09/2019 23:31
nga:M K

Juventusi dhe Interi janë duke biseduar për një shkëmbim mes Paulo Dybales dhe Mario Icardit.

Të dy gjigantët italian janë duke u munduar t’i shesin lojtarët e tyre në mënyrë që ta rregullojnë bilancin.

Interi për Icardin kërkon 75-80 milionë euro dhe ende asnjë ekip nuk është i gatshëm për të paguar këtë çmim.

Pos “Zonjës së vjetër”, për sulmuesin e Interit janë të interesuar Napoli dhe Roma.

Ndërsa për argjentinasin e Juventusit, janë të interesuar dy gjigantët evropian, PSG e Bayern Munich.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim të merkatos, tani kur dalëngadalë kemi hyrë në javët e fundit.

Kujtojmë se para dy ditësh, zikaltërit nënshkruan me Lukakun, të cilit edhe i’a besuan fanellën me numrin “9”.

10/20/2019 14:25

7 gola dhe spektakël në “Mapei”, Interi fiton dramën ndaj Sassuolos