Sporti

​Festuan me nderime ushtarake, UEFA dënon Kombëtaren e Turqisë

12/12/2019 16:45
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit evropian ka zbuluar dënimin për kombëtaren e Turqisë, e cila kishte festuar me nderime ushtarake.

Në dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, Turqia kishte festuar me nderime ushtarake, si pjesë e përkrahjes së ushtarëve të tyre në luftën ndaj kurdëve, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse u mendua se ata do të dënoheshin më shumë, duket se për UEFA-në kanë mjaftuar vetëm 50 mijë euro.

Përballë Shqipërisë e Francës, lojtarët e kombëtares turke kishin festuar duke vënë dorën e djathtë në kokë, simbolikë kjo e ushtrisë, që megjithatë ka rezultuar si e gabuar.

/GazetaBlic/

07/22/2020 12:24

Behxhet Pacolli: Falemnderit Turqi, për Xhaminë e Re nuk duhet të shqetësohet askush