Sporti

​Federata Franceze e Futbollit e dëshiron Zinedine Zidane për trajner

05/16/2018 15:57
nga:Lorik J

Ekipi kombëtar francez tashmë e imagjinon të ardhmen pa të dhe “El Confidencial” thotë se Zinedine Zidane do të ishte një nga trajnerët, që Federatës Franceze të Futbollit i pëlqen më së shumti.

Gjithmonë sipas këtij informacioni, Zidane do të ndiejë se kohës së tij te Real Madridi po i vjen fundi dhe, pas kontakteve të para, trajneri francez do të ishte i vetëdijshëm se kombëtarja për të cilën ai luajti 108 ndeshje ndërkombëtare tani e kërkon për trajner.

Me sa duket, Zidane është lodhur si trajner te Real Madridi dhe nuk do të pëlqente të vijonte në një tjetër klub europian, por do ta vlerësonte një rrugëdalje, nëse humbet finalen e Kievit, duke drejtuar Francën. Në parim, ideja e Zidane për momentin është që të vazhdojë në “Santiago Bernabeu”, nëse fiton Ligën e Kampionëve dhe Florentino Perez nuk vendos ndryshe. Megjithatë, Franca e pret krahëhapur.

Zidane shënoi 31 gola për “gjelat”, teksa kujtohen veçanërisht dy golat e tij në finalen e vitit 1998, kundër Brazilit, duke i dhënë Francës të vetme Kupë Bote. Ai, gjithashtu, fitoi një Kampionat Europian në vitin 2000. Ai është lojtari i katërt me më shumë deshje ndërkombëtare në histori për Francën, pas Thuram, Henry dhe Desailly.