Lajme

​Edhe Prishtina me koronavirus, 39 vjeçarja ishte për vizitë në Londër

03/17/2020 12:05
nga:Norë Kelmendi

Rasti i 16 i konfirmuar mbrëmë me koronavirus është nga Prishtina.

Një vajzë 39 vjeçare që ishte për vizitë në Londër është nga Prishtina.

Kështu është bërë të ditur në njoftimin e IKShPK-së:

“Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 271 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Gjatë orëve të mesnatës me 17.03.2020 është konfirmuar edhe një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: E ardhur nga Londra me datë 16.03.2020, ku ka qëndruar në vizitë zyrtare nga data 09-16.03.2020. Rasti me vendqëndrim nga Prishtina, gjinisë femër, mosha 39vjeç”, thuhet në njoftimin e IKShP-së.

06/03/2020 20:09

I infektuari me COVID-19 nga Obiliqi, punëtor i KEK-ut