Sporti

​Draxler mohon zërat për kalimin e tij te Bayern Munich

11/13/2017 18:01
nga:Y.K

Sulmuesi gjerman i Paris Saint-Germain, Julian Draxler, ka hedhur poshtë zërat lidhur më një kalim të tij të mundshëm te Bayern Munich Këto deklarata ai i ka bërë në prag të ndeshjes miqësore mes Gjermanisë dhe Francës në Keln.

“Unë nuk do të largohem nga PSG as në dimër dhe as në verën e ardhshme.

Unë ndihem mirë këtu dhe jam i përqendruar të objektivat e klubit”, theksoi Draxler gjatë seancës stërvitore të ekipit të Gjermanisë, i cituar nga mediat vendase.

Shumë media kanë shkruar se Bayern kërkon të marrë sulmuesin për të zëvendësuar Franck Ribéry, 34 vjeç, aktualisht i dëmtuar dhe në vitin e fundit të kontratës me klubin. Draxler u transferua në janar të 2017 nga Wolfsburg në Paris për 40 milionë euro dhe e ka kontratën deri në 2021.

 

11/16/2017 15:57

Dralxer largohet nga PSG