Sporti

​Deschamps rinovon kontratën me kombëtaren e Francës

12/10/2019 17:07
nga:M K

Didier Deschamps ka rinovuar bashkëpunimin e tij me Federatën Franceze të Futbollit, për të drejtuar “gjelat” deri në fund të Kupës së Botës 2022.

Marrëveshja është njoftuar ditën e sotme, ndërsa Deschamps, që fitoi Kupën e Botës vitin e kaluar me Francën, do të tentojë edhe mbrojtjen e trofeut në Katar, më 2022-shin.

Didier Deschamps u ul në pankinën e Francës më 8 korrik të vitit 2012, ku zëvendësoi Laurent Blanc, pas një Europiani jo fort të suksesshëm dhe që atëherë ka arritur të çojë “Gjelat” në finalen e Euro 2016-ës dhe të fitojë Kupën e Botës më 2018-ën.

Vitin e ardhshëm Zidane dhe Franca e tij do të provojnë fillimisht suksesin në Euro 2020, ndërsa më pas do të mendojnë për Kupën e Botës Katar 2022.

01/08/2020 08:53

Franca përkujton viktimat e Charlie Hebdo në pesëvjetorin e sulmit