Sporti

​Chelsea i ofron kontratën e re, por Hazard e dëshiron kalimin tek gjiganti spanjoll

12/05/2017 11:30
nga:Y.K

Kampionët e Anglisë nuk duan ta lejojnë largimin e yllit kryesor të skuadrës.

Chelsea po bënë të pamundurën për ta bindur Eden Hazardin që të qëndrojë në Stamford Bridge duke vazhduar edhe kontratën me klubin.Sezonin e ardhshëm kampionët në fuqi të Premier Ligës do t’i ofrojnë një pagë të çmendur prej 300.000 funtesh në javë, për ta shndërruar në futbollistin më të paguar në historinë e klubit.

Gjithsesi, 26-vjeçari, ashtu sikurse portieri Thibaut Courtois do të presë fundin e sezonit aktual për të marrë një vendim definitiv.Hazard e ka përsëritur disa herë që është i lumtur te Chelsea, por interesimi i Real Madridit, e ka tërhequr atë që të mendohet dy herë nëse do të vazhdojë kontratën apo jo me ‘Blutë’.Reali që drejtohet nga Zinedine Zidane, e ka kthyer Hazardin në objektivin kryesor për verën e ardhshme, prandaj edhe ylli belg po bën gjithçka për ta shtyrë vazhdimin e kontratës me Chelsean.

12/10/2017 11:17

Ronaldo zbulon fjalët që i tha djali i tij pasi fitoi ‘Topin e Artë’: Do të bëhem më i mirë se ti