Fit&Sexy

​Çaji jeshil dhe kafeja rrisin jetëgjatësinë te diabetikët

10/29/2020 23:56
nga:Sh Xh

Konsumi i kafesë dhe çajit jeshil rrit jetëgjatësinë te pacientët me diabet.

Konsumi i kombinuar i të dy pijeve (4 filxhanë çaj jeshil dhe dy kafe në ditë) zvogëlon, në fakt, rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 63% sipas një studimi të botuar në revistën ”BMJ Open Diabetes Research & Care” dhe i kryer nga Yuji Komorita i Universitetit Kyushu, në Japoni.

Studimi përfshiu 4 923 diabetikë, shëndeti i të cilëve u monitorua mesatarisht për më shumë se 5 vjet.

Diabetikët kanë një cilësi jete dhe jetëgjatësi më të keqe sesa bashkëmoshatarët e tyre të shëndetshëm sepse sëmundja shkakton ndërlikime të rënda kardiovaskulare.

Këta pacientë gjithashtu kanë një rrezik pak më të lartë të zhvillimit të demencës dhe kancerit gjithashtu.

Menaxhimi i duhur i diabetit kërkon terapi adekuate të ilaçeve, por edhe mënyra të shëndetshme jetese dhe mënyrës së ngrënies, të afta për të parandaluar dhe zvogëluar këtë rrezik shtesë.

Në veçanti, pirja e deri në një filxhan çaj jeshil në ditë zvogëlon vdekshmërinë me 15%; pirja e 2-3 ul rrezikun me 27%. Për konsum të 4 ose më shumë gotave çaj çdo ditë, rreziku zvogëlohet me 40%. Nga pirja e kafesë, rreziku zvogëlohet me 19% për konsum të një filxhani në ditë, 41% për konsumimin e dy ose më shumë gotave.