Showtime

​Bill Clinton sot feston 72 vjetorin, e kosovarët bashkë me të

08/19/2018 10:56
nga:Natyra

Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 72-të.

Me këtë rast shoqata “Miqtë e Amerikës”, do të organizojë një ceremoni  të festimit, duke filluar nga ora 11:00

“E veçanta e këtij manifestimi, përpos telegramit të urimit që do ti dërgohet Presidetit Clinton është se për nder të kësaj date, në emër të shoqatës e besojmë edhe gjithë popullit shqiptar z.Clinton por edhe zonjës Hillary, dhuratë nga një parë veshje tona nacionale me një mesazh besojmë shumë
domethënës.”,
thuhet mes tjerash në njoftim.    

Do të ketë edhe tortë e dolli festive për nder të kësaj date.

Aktiviteti zhvillohet në selinë e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Rr. “Lah Nimani”, No-16. Prishtinë.

Rrugica lidhet me rrugën e UÇK që shkon nga Komuna e Prishtinës tek “Qafa”.

11/19/2019 11:17

Aktori i famshëm do ta luajë Bill Clintonin në filmin për skandalin seksual që parapriu intervenimin në Kosovë