Sporti

​Bild: Barcelona ofron 25 milionë euro për mbrojtësin e Leverkusenit

11/02/2017 12:10
nga:F.B

Barcelona është duke përcjellë nga afër qendërmbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah

Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasi në fund të këtij sezoni pritet të largohen Thoms Vermaelen dhe Javeri Mascherano.

E përditshmja gjermane, Bild shkruan se, Barcelona tashmë ka nisur bisedimet dhe do të tentojë transferimin e gjermanit për sezonin e ardhshëm.

Për shërbimet e Tah skuadra katalonase ka gati 25 milionë euro, të mjaftueshme edhe për Leverkusenin.

11/18/2017 23:08

Kjo statistikë po tmerron Real Madridin (FOTO)